LAJME

Lajm

Kryeministri Rumen Radev:

Forcimi i mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së është me rëndësi kyçe

Premte, 16 Tetor 2026, 15:08

Forcimi i mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së është me rëndësi kyçe

FOTO: Shërbimi Informativ i Qeverisë së Bullgarisë / BGNES

Madhësia e shkronjave

Forcimi i mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian ka rëndësi kyçe për sigurinë e Evropës dhe kërkon solidaritet dhe mbështetje për shtetet anëtare që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër migracionit të paligjshëm. Këtë qëndrim e shprehu kryeministri Rumen Radev gjatë takimit të nivelit të lartë kushtuar migracionit, të mbajtur në kuadër të Këshillit Evropian në Bruksel.

Sipas kryeministrit, arritja e rezultateve të qëndrueshme në luftën kundër migracionit të paligjshëm kërkon bashkëpunim të ngushtë me vendet e origjinës së migrantëve dhe përmirësimin e mekanizmave për kthimin e tyre në shtetet e tyre, njofton korrespondentja e BNR-së në Bruksel, Angelina Piskova.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva