Lajm
Bullgaria është e treta në BE për rritjen e inflacionit vjetor në shtator
Premte 16 Tetor 2026 15:33
Premte, 16 Tetor 2026, 15:33
FOTO: ec.europa.eu/eurostat
Madhësia e shkronjave
Inflacioni vjetor në Bullgari është përshpejtuar në 5,6% në shtator, krahasuar me 5% në gusht. Një vit më parë ai ishte 4%, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Ky është niveli i tretë më i lartë në Bashkimin Evropian, pas Rumanisë me 6,5% dhe Lituanisë me 6,1%, si dhe i dyti më i lartë në eurozonë. Në mbarë Bashkimin Evropian, inflacioni vjetor arriti në 3,8%, kundrejt 3,2% në gusht dhe 2,6% në shtator 2025.
Gjatë këtij viti treguesi për Bullgarinë ka mbetur në nivele të larta, duke arritur 6% në prill dhe 6,3% në maj, përpara se të ulej në 5,2% në qershor dhe 4,4% në korrik. Në gusht dhe shtator inflacioni u përshpejtua sërish.
Në baza mujore, çmimet e konsumit kanë mbetur të pandryshuara.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva