Shtunë 17 Tetor 2026 06:03
Shtunë, 17 Tetor 2026, 06:03
FOTO: Facebook/Targovishte Bg
Madhësia e shkronjave
Një aksion ekologjik me moton “Natyrë e pastër – e ardhme e pastër” do të zhvillohet sot në zonën Borovec pranë Tërgovishtes(Bullgaria Verilindore). Nisma organizohet nga Qendra Rinore e qytetit dhe është pjesë e programit “Zakone të Gjelbra”.
Qëllimi i aksionit është të nxisë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe të tërheqë vëmendjen ndaj përgjegjësisë për mbrojtjen e natyrës. Organizatorët ftojnë banorët e qytetit t’i bashkohen nismës dhe të sjellin me vete edhe miqtë e tyre.Aktiviteti do të nisë në orën 14:00 në parkingun e parkut “Borovo Oko”. Vullnetarët do të marrin pjesë në pastrimin e zonës dhe do të kontribuojnë për ruajtjen e mjedisit.
“Një hap i vogël për ty. Një hap i madh për natyrën!” është mesazhi i fushatës, me të cilin organizatorët bëjnë thirrje për shembull personal dhe veprim të përbashkët në emër të një mjedisi më të pastër.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva