LAJME

Lajm

Trafik intensiv në PKK "Kapitan Andreevo" dhe "Lesovo"

Hënë, 19 Tetor 2026, 09:38

Trafik intensiv në PKK "Kapitan Andreevo" dhe "Lesovo"

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat kufitare me Turqinë është shumë i ngarkuar në dalje për automjetet e mallrave, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme "Policia Kufitare" pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në kufirin me Rumaninë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare. Linjat e trageteve që shërbejnë kalimet kufitare Orjahovo - Beket dhe Svishtov - Zimniç vazhdojnë të mos funksionojnë për shkak të nivelit të ulët të Danubit. Për shkak të instalimit të pajisjeve për largimin e ujërave në Urën e Danubit pranë Ruses, është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit.

Dy persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur në 15 aksidente të rënda rrugore gjatë 24 orëve të fundit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje janë regjistruar një aksident i rëndë dhe 22 incidente të lehta rrugore, ku një person ka mbetur i lënduar. Që nga fillimi i muajit janë regjistruar 387 aksidente, me 31 viktima dhe 484 të plagosur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 72 zjarre, ndërsa një person është lënduar, njofton Drejtoria e Përgjithshme "Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë" pranë MPB-së. Njëmbëdhjetë zjarre kanë shkaktuar dëme materiale të drejtpërdrejta, prej të cilave pesë në ndërtesa banimi dhe dy në mjete transporti. Njësitë zjarrfikëse kanë reaguar ndaj 101 sinjaleve për incidente. Gjithashtu janë kryer 27 operacione shpëtimi dhe ndihme.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva