Lajm
Parashikimi i motit për 20 tetor 2026
Pritet ngrohje e motit, me temperatura deri në 23 gradë
Hënë 19 Tetor 2026 19:19
Hënë, 19 Tetor 2026, 19:19
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Në rajonet lindore do të ketë vranësira të pjesshme, shpeshherë të dendura, ndërsa në disa vende të veçanta në Bullgarinë Verilindore mund të ketë reshje të dobëta shiu. Era do të dobësohet dhe në shumë zona do të pushojë.
Ditën e martë moti do të jetë kryesisht me diell. Shtim i përkohshëm i vranësirave pritet në Bullgarinë Lindore, ku para mesditës në vende të veçanta mund të ketë reshje. Era do të jetë e dobët, ndërsa në rajonet lindore mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat minimale në shumicën e zonave do të jenë mes 5° dhe 10°, në fushëgropat e Bullgarisë Perëndimore deri në 1°, në Sofje rreth 5°, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin mes 18° dhe 23°, në Sofje rreth 19°.
Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndim-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 13°, ndërsa në 2000 metra rreth 7°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, duke u pakësuar rreth mesditës dhe pasdite. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 17° dhe 19°, ndërsa temperatura e ujit të detit 17°-18°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë vranësira të pjesshme të mesme dhe të larta. Para mesditës, në disa zona fushore do të ketë mjegull. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve herë pas here e fortë nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht ndërmjet 7° dhe 12°, ndërsa ato maksimale ndërmjet 19° dhe 24°.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva