Hënë 19 Tetor 2026 14:02
Hënë, 19 Tetor 2026, 14:02
Simeon Stankoviç
FOTO: sportal.bg
Madhësia e shkronjave
Simeon Stankoviçi, në kategorinë deri në 115 kg, i solli Bullgarisë titullin e kampionit të botës në sumo. Në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, që u zhvillua në Azerbajxhan, ai mundi Sulde Dongakun nga Kirgistani, ndërsa në finalen për medaljen e artë mposhti Marcell Gjuricën nga Hungaria.
Bullgarët fituan edhe tri medalje bronzi. Mihaella Hristova u rendit e treta në kategorinë deri në 65 kg, Stanisllava Atanasova në atë deri në 80 kg dhe Gabriella Spasova në kategorinë deri në 60 kg.
Stankoviçi ka një përvojë të pasur edhe në mundjen klasike, por vitet e fundit u bë një nga emrat më të spikatur të sumos bullgare. Vitin e kaluar, ai fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror, njofton portali sportiv Sportal.bg.
Bullgaria nuk kishte fituar titullin e kampionit të botës në sumo prej 16 vitesh. Herën e fundit, medaljen e artë e fitoi Stilijan Georgiev, në vitin 2010, në Varshavë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova