Austria vlerëson lart sigurinë në kufirin bullgaro-turk

Hënë, 19 Tetor 2026, 15:33

Austria vlerëson lart sigurinë në kufirin bullgaro-turk

FOTO: mvr.bg

Madhësia e shkronjave

Siguria në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë u përmirësua ndjeshëm, ndërsa kalimet e paligjshme u pakësuan. Kjo u konstatua në një takim në Vjenë mes ministrit të brendshëm bullgar, Ivan Demerxhiev, dhe homologut të tij austriak, Gerhard Karner.

Demerxhiev, i cili ndodhet për një vizitë pune në Austri, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë për kufizimin e migracionit të paligjshëm. Ai vuri në dukje gjithashtu mbështetjen e Komisionit Evropian, si dhe kontributin e nëpunësve kufitarë austriakë dhe të Agjencisë Evropiane Frontex në ruajtjen e kufirit.

Karner e vlerësoi Bullgarinë si një nga vendet me kufijtë e jashtëm më të mirëmbrojtur të Bashkimit Evropian, njoftoi Ministria e Brendshme e Bullgarisë.

Dy ministrat diskutuan edhe sigurinë në Detin e Zi.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova