Lajm
Mitet dhe legjendat bullgare marrin jetë në anglisht, në një shfaqje në Sofje
Martë 20 Tetor 2026 05:02
Martë, 20 Tetor 2026, 05:02
FOTO: iefem.bas.bg
Madhësia e shkronjave
Çfarë ndodh kur një vajzë martohet me një dragua dhe a mund të kapet një ëndërr? Përgjigjet do të zbulohen përmes rrëfimeve, muzikës dhe humorit në shfaqjen “Beyond Nine Forests: Tales of Hidden Bulgaria” („Përtej nëntë pyjeve: Tregime nga Bullgaria e fshehtë“), që do të mbahet më 20 tetor, në orën 18:30, në Muzeun Kombëtar Etnografik në Sofje, në adresën rruga “Moskovska” 6A.
Rrëfimtarja Moni Georgieva-Shiën, me origjinë gjysmë bullgare, dhe muzikanti Ajvër Dejvis, nga grupi britaniko-bullgar i rrëfimeve A Spell In Time, do t’i sjellin publikut mite dhe përralla popullore bullgare përmes fjalës, muzikës dhe humorit. Të pranishmit do të kenë mundësi të njihen edhe me librin me të njëjtin titull të Georgieva-Shiën.
Veprimtaria organizohet në kuadër të një seminari të Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Shfaqja do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe u drejtohet personave mbi 14 vjeç.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova