Lajm
Radhë kilometrike kamionësh në pritje për të kaluar kufirin me Turqinë
Martë 20 Tetor 2026 09:44
Martë, 20 Tetor 2026, 09:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në pikat kufitare „Kapitan Andreevo“ dhe „Lesovo“, në dalje të Bullgarisë drejt Turqisë, ka trafik shumë të rënduar për kamionët, njoftoi Policia Kufitare bullgare. Radhët kilometrike të kamionëve të rëndë, të cilët presin të kalojnë kufirin në njërën korsi, po vështirësojnë qarkullimin edhe për automjetet e vogla. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar. Në të gjitha pikat e tjera kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi vijon normalisht.
Ndërkohë, për shkak të punimeve për instalimin e sistemeve të kullimit të ujërave në Urën e Danubit, pranë qytetit të Ruses, deri më 26 tetor do të kufizohet përkohësisht qarkullimi në segmente të korsisë së djathtë dhe asaj të majtë të urës. Automjetet do të lejohen të kalojnë me radhë, në intervale prej 20 minutash, përmes korsisë që do të jetë e hapur. Punimet nuk do të zhvillohen të premteve, të shtunave dhe të dielave.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova