Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale pritet të jetë rreth 38%

Martë, 20 Tetor 2026, 11:24

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale pritet të jetë rreth 38%

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Rreth gjysma e qytetarëve që kanë vendosur të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 25 tetorit në Bullgari mbështesin çiftin kandidate Ilijana Jotova – Kirill Vëllçev (49,2%). Ndërsa 24,8% shprehen se do të votonin për rivalët e tyre kryesorë, Andrej Gjurov – Georgi Kandev. Të dhënat janë nga një sondazh i Agjencisë Sociologjike „Sova Harris“, i realizuar me porosi të gazetës „Trud“.

Votat nacionaliste përqendrohen te kandidatët e partisë „Vëzrazhdane“, Kostadin Kostadinov dhe Petër Vollgin, të cilët mbështeten nga 9,5% e të anketuarve. Sipas sondazhit, ata janë larg nivelit të nevojshëm për të kaluar në raundin e dytë.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja e pritshme në votime do të jetë 38,1%, rreth 2 pikë përqindjeje më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2021.

Në bazë të këtyre rezultateve, pritet që në raundin e dytë të përballen dy çiftet kryesore: Ilijana Jotova – Kirill Vëllçev dhe Andrej Gjurov – Georgi Kandev.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova