LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 21 tetorin 2026

Pas një mëngjesi me mjegull, dita do të jetë kryesisht me diell, e ngrohtë dhe pa reshje

Martë, 20 Tetor 2026, 19:23

Parashikimi i motit për 21 tetorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 10 gradë. Në Sofje, në orët e mëngjesit pritet të jetë rreth 6 gradë. Në orët e para të ditës, në zonat e Bullgarisë Lindore do të ketë më shumë vranësira dhe vende-vende mjegull. Dukshmëria do të jetë e kufizuar edhe në zonat fushore dhe përgjatë luginave të lumenjve në pjesën tjetër të vendit. Deri në mesditë, mjegulla do të shpërndahet dhe dukshmëria do të përmirësohet.

Gjatë ditës do të mbizotërojë moti me diell, ndërsa pasdite do të ketë vranësira të pjesshme, kryesisht në lartësi të mesme dhe të mëdha. Era do të fryjë me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në Bullgarinë Lindore dhe në zonat në veri të maleve, herë pas here do të jetë e fortë, nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 21 deri në 26 gradë. Në kryeqytetin Sofje, termometri do të shënojë rreth 21 gradë.

Edhe në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell dhe me vranësira të herëpashershme. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 18 deri në 21 gradë, ndërsa uji i detit do të jetë nga 17 deri në 18 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Në veri të maleve do të fryjë erë mesatare, ndërsa herë pas here do të jetë e fortë, nga jugu dhe jugperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë rreth 6 gradë në lartësi 1200 metra dhe rreth 0 gradë në lartësi 2000 metra.

Të enjten, vranësirat do të shtohen fillimisht në pjesën perëndimore të vendit dhe deri në mbrëmje, në disa zona të Bullgarisë Perëndimore, priten reshje të lehta shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga jugu dhe juglindja, ndërsa moti do të mbetet relativisht i ngrohtë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova