"Cinelibri" sjell në Sofje një takim mes lexuesve dhe Richard Flanaganit

Mërkurë, 21 Tetor 2026, 05:07

Richard Flanagan

Richard Flanagan

FOTO: cinelibri.com

Madhësia e shkronjave

Shkrimtari australian me famë botërore dhe fitues i çmimit "Man Booker", Richard Flanagan, do të vizitojë Sofjen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë "Cinelibri". Më 21 tetor, në Klubin Letrar "Peroto" (NDK, sheshi "Bullgaria" nr. 1), ai do ta prezantojë krijimtarinë e tij para publikut. Do të promovohet edhe botimi në gjuhën bullgare i librit "Pyetja 7". Sipas gazetës “The Guardian”, kjo është vepra më e mirë e Flanaganit, një reflektim i shkëlqyer mbi të kaluarën e një njeriu dhe historinë që ka depërtuar në të gjithë qenien e tij, njofton BTA.

Përkthimin e librit e ka realizuar Nadezhda Rozova, ndërsa ilustrimin grafik Zhivko Petrov.

Richard Flanagan është romancier, historian dhe regjisor filmash, i lindur në vitin 1961 në Tasmani. Ai e la shkollën në moshën 16-vjeçare, ndërsa më vonë fitoi bursë për në Worcester College të Universitetit të Oksfordit. Veprat e tij botohen në rreth 40 vende të botës dhe disa nga romanet e tij janë vlerësuar me shumë çmime prestigjioze.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva