Lajm
Patriarku bullgar Daniil është për vizitë në Malin e Shenjtë Athos
Mërkurë 21 Tetor 2026 05:48
Mërkurë, 21 Tetor 2026, 05:48
FOTO: bg-patriarshia.bg
Madhësia e shkronjave
Nga 21 deri më 24 tetor do të zhvillohet vizita e parë e Patriarkut të Bullgarisë Daniil në Malin e Shenjtë Athos, njoftoi Patriarkana Bullgare.
Shenjtëria e Tij do ta vizitojë republikën murgërore me ftesë të vëllazërisë së Manastirit të Zografit "Shën Gjergji Fitimtar". Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare do të vizitojë edhe manastire të tjera, si dhe do të takohet me Kinotisin e Shenjtë (organi më i lartë administrativ, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor i bashkësisë murgërore të Malit të Shenjtë).
Shenjtëria e Tij do të kryesojë gjithashtu vigjiljen gjithënatëshe me rastin e kremtimit të 26 të Martirëve të Shenjtë të Zografit, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për fenë ortodokse dhe u dogjën të gjallë nga latinët në vitin 1274.
Gjatë vizitës, ai do të takohet dhe do të bisedojë me vëllazërinë e manastirit, si edhe do të përkulet me nderim para relikteve dhe faltoreve të shenjta që ruhen në këtë manastir sllavo-bullgar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva