LAJME

Lajm

Propozohet kufizim i fuqisë së automjeteve për shoferët fillestarë

Martë, 20 Tetor 2026, 17:41

Propozohet kufizim i fuqisë së automjeteve për shoferët fillestarë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Po shqyrtohet vendosja e kërkesave shtesë për shoferët e rinj gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës. Ndër propozimet janë kufizimi i fuqisë së automjeteve që mund të drejtojnë, detyrimi për të vozitur për një periudhë të caktuar me një shoqërues me përvojë, si dhe trajnime shtesë të detyrueshme praktike.

Këtë e njoftoi Ministri i Transportit Georgi Peev gjatë një trajnimi demonstrues për drejtim të sigurt në pistën "Drakon" pranë Plovdivit. Sipas të dhënave të ministrit, afro 50% e aksidenteve me shoferë të rinj në vitin 2025 kanë ndodhur pa përfshirjen e një automjeti të dytë.

Ministria parashikon gjithashtu ndërtimin e të paktën gjashtë poligoneve të specializuara, ku drejtuesit fillestarë të përvetësojnë aftësi për reagim në situata të rrezikshme.

Propozimet do të diskutohen në kuadër të një koncepti kombëtar për sigurinë rrugore.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva