LAJME

Lajm

Bullgaria, Rumania dhe Turqia zgjerojnë detyrat e Grupit Kundër Minave

Martë, 20 Tetor 2026, 17:54

Kundëradmirali Kirill Mihajllov

Kundëradmirali Kirill Mihajllov

FOTO: БТА

Madhësia e shkronjave

Bullgaria, Rumania dhe Turqia do të zgjerojnë fushën e detyrave që kryejnë në Detin e Zi në kuadër të Grupit Kundër Minave të NATO-s. Përveç zbulimit dhe neutralizimit të minave dhe dronëve, ato do të monitorojnë edhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike nënujore.

Këtë e bëri të ditur në qytetin e Varnës komandanti i Forcave Detare Bullgare, kundëradmirali Kirill Mihajllov. Ai shtoi se pritet ratifikimi nga parlamenti turk i misionit të ri, pas së cilës do të nisë zbatimi i tij. Bullgaria dhe Rumania e kanë ratifikuar tashmë dokumentin përkatës.

Informacioni është i korrespondentes sonë në Varna, Daniella Stojanova.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva