LAJME

Lajm

NATO shton forcat dhe pajisjet e vëzhgimit në Detin e Zi

Mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:01

NATO shton forcat dhe pajisjet e vëzhgimit në Detin e Zi

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

NATO do të dërgojë avionë të tjerë për vëzhgimin detar, sisteme radarësh dhe dronë në Detin e Zi. Lajmi u bë i ditur nga Aleanca pas një serie sulmesh vdekjeprurëse me dronë ndaj anijeve në rajon, të lidhura me luftën e Rusisë në Ukrainë, raportoi Reuters, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Vendimi u mor pas një mbledhjeje të Këshillit të Atlantikut të Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u diskutua siguria në Detin e Zi. Përveç avionëve, dronëve dhe sistemeve të radarëve, vendet anëtare të NATO-s dërguan ose do të dërgojnë edhe specialistë apo ekipe të zbulimit për të vlerësuar lëndët shpërthyese, deklaroi zëdhënësi i NATO-s, koloneli Martin O'Donnell.

Prej dy ditësh, mbi ujërat bullgare të Detit të Zi patrullon një avion amerikan zbulimi i tipit P-8 „Poseidon“. Avioni u zhvendos në Varna më 18 tetor.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova