LAJME

Lajm

Trafik shumë i rënduar i kamionëve drejt Turqisë

Mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:34

Trafik shumë i rënduar i kamionëve drejt Turqisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku i kamionëve në pikat kufitare „Kapitan Andreevo“ dhe „Lesovo“, në dalje nga Bullgaria drejt Turqisë, është shumë i rënduar, njofton Policia Kufitare. Në pikat e tjera kufitare të Bullgarisë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi vijon normalisht.

Ndërkohë, në urën mbi Danub që lidh qytetin bullgar Rusen me qytetin rumun Gjurgjevo, deri më 29 tetor, trafiku do të zhvillohet me kufizime, vetëm në një korsi. Shkak janë punimet e planifikuara për riparimin e sistemeve të kullimit të ujërave.

Një person humbi jetën dhe 26 të tjerë u plagosën në 22 aksidente të rënda rrugore të regjistruara në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, në 436 aksidente humbën jetën 35 persona, ndërsa 539 të tjerë u plagosën. Që nga fillimi i vitit, në vend u regjistruan 5 597 aksidente të rënda rrugore, ku humbën jetën 401 persona dhe u plagosën 6 940 të tjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave në aksidentet rrugore u rrit me 52 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Bullgari u shuan 88 zjarre, njoftoi Shërbimi i Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. Nga zjarret nuk pati persona të lënduar.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova