Deri më 10 korrik, në Bullgari mbërritën 13 mijë punëtorë nga vende jashtë BE-së

Mërkurë, 21 Tetor 2026, 11:33

Deri më 10 korrik, në Bullgari mbërritën 13 mijë punëtorë nga vende jashtë BE-së

FOTO: nova.bg

Madhësia e shkronjave

Me afrimin e sezonit të skive, rritet sërish nevoja për më shumë punonjës në resortet turistike malore. Punësimi i punëtorëve sezonalë nga vende jashtë Bashkimit Evropian është tashmë një praktikë e zakonshme, raportoi televizioni Nova.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, të përpunuara nga Dhoma Ekonomike Bullgare, gjatë vitit 2025 u lëshuan pak më shumë se 49 mijë leje për të punuar në Bullgari. Rreth 19 mijë prej tyre ishin për punësim sezonal deri në 90 ditë. Nga fillimi i vitit 2026 deri më 10 korrik, u lëshuan mbi 13 mijë leje për punësim sezonal. Megjithatë, dhënia e këtyre lejeve nuk do të thotë se të gjithë personat e miratuar mbërritën në Bullgari ose e nisën punën. Lejet treguan vetëm se atyre u ishte dhënë e drejta për të punuar.

Punëtorët sezonalë vijnë nga 55 vende, kryesisht nga Azia, Evropa Lindore dhe Lindja e Mesme. Gati gjysma e tyre janë nga Uzbekistani dhe Kirgistani. Pas tyre renditen shtetasit e Turqisë, Bangladeshit, Nepalit dhe Moldavisë.

Mungesa e stafit dhe largimi i papritur nga puna i kuzhinierëve, kamerierëve dhe recepsionistëve po i shtyjnë gjithnjë e më shumë bizneset të punësojnë të rinj nga Nepali, Indonezia, Vietnami, India dhe Uzbekistani, bëjnë të ditur nga Instituti për Ekonominë e Tregut.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova