Lajm
Borxhi i Bullgarisë rritet me shpejtësi
Në vitin 2025 arriti në 29,9% të PBB-së, por mbetet ndër më të ulëtit në BE
Mërkurë 21 Tetor 2026 13:09
Mërkurë, 21 Tetor 2026, 13:09
FOTO: Pexels
Madhësia e shkronjave
Borxhi publik i Bullgarisë në vitin 2025 arriti në 34,797 miliardë euro, ose 29,9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Një vit më parë, në vitin 2024, borxhi publik ishte 24,977 miliardë euro, ose 23,8% e PBB-së. Në vitin 2025, deficiti buxhetor i sektorit të administratës publike arriti në 4,664 miliardë euro, ose 4% të PBB-së.
Instituti Kombëtar i Statistikave thekson se të dhënat statistikore përllogariten sipas metodologjisë së Eurostatit, por ende nuk ka marrë raportin e kërkuar të auditimit nga Gjykata e Llogarive për projektet e infrastrukturës rrugore. Për këtë arsye, të dhënat për deficitin mund të rishikohen.
Analiza krahasuese tregon se deficiti buxhetor dhe borxhi publik i vendit janë në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2023, deficiti ishte 2% e PBB-së, në vitin 2024 u rrit në 3%, ndërsa në vitin 2025 arriti në 4%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova