Lajm
Fillojnë kontrollet për formimin e çmimeve të ushqimeve në zinxhirët tregtarë
Mërkurë 21 Tetor 2026 14:42
Mërkurë, 21 Tetor 2026, 14:42
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nga sot, 21 tetor, shteti fillon kontrollet në depot qendrore të zinxhirëve tregtarë. Këtë e njoftoi Ministri i Bujqësisë, Pllamen Abrovski. Qëllimi është të bëhet transparent i gjithë zinxhiri i furnizimit me produkte ushqimore në Bullgari dhe mënyra e formimit të çmimeve.
Javën e ardhshme kontrollet do të vazhdojnë në dyqanet e zinxhirëve tregtarë, si dhe përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit te furnizuesit, prodhuesit dhe ndërmjetësit. “Kjo bëhet për të kuptuar se kush furnizon çfarë dhe nga ku, si dhe pse preferohet një apo një tjetër produkt ushqimor”, theksoi Abrovski.
Kryetarja e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Maja Manollova, njoftoi se gjatë kontrolleve të kryera nga komisioni në zinxhirët tregtarë në vend janë konstatuar marzhe tregtare prej rreth dhe mbi 100%. Si shembull, ajo përmendi gjalpin e lopës me afro 140% marzh, disa lloje djathi të bardhë dhe kaçkavalli me afro 100% marzh, duke saktësuar se në vendet evropiane marzhet zakonisht lëvizin nga 25% deri në 35%.
Nga Shoqata për Tregti Moderne, e cila bashkon 13 zinxhirë tregtarë në Bullgari, i mohuan këto pretendime.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva