LAJME

Lajm

Mbi 30 studiues diskutojnë në Plovdiv ndryshimet në fshatin dhe qytetin bullgar

Enjte, 22 Tetor 2026, 06:23

Muzeu Etnografik Rajonal - Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal - Plovdiv

FOTO: BNR - Plovdiv

Madhësia e shkronjave

Mbi 30 studiues, specialistë të historisë, etnografisë, antropologjisë dhe muzeologjisë, do të marrin pjesë në konferencën shkencore "Fshati dhe qyteti bullgar – transformime në kohë". Aktivitetii do të mbahet më 22 dhe 23 tetor 2026 në Muzeun Etnografik Rajonal në Plovdiv.

Në konferencë do të shqyrtohen aspekte të ndryshme të transformimeve të fshatit dhe qytetit gjatë kohës, nga ndejat tradicionale deri te skenat koncertale, si dhe ndryshimet në mënyrën e jetesës, të menduarit dhe të komunikimit.

Ndër temat e trajtuara janë festat dhe ritualet, kultura materiale, vendet e kontakteve shoqërore si tregu dhe stacioni hekurudhor, ekonomia, arti, ushqimi tradicional etj. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të zejeve dhe rolit të tyre në jetën e përditshme të njerëzve.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva