Lajm
Bullgaria e orienton ndihmën për Ukrainën drejt mbështetjes jovdekjeprurëse
Mërkurë 21 Tetor 2026 16:41
Mërkurë, 21 Tetor 2026, 16:41
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do ta drejtojë kontributin e saj financiar për Ukrainën në kuadër të Mekanizmit Evropian për Paqen vetëm për ndihmë jovdekjeprurëse. Këtë e vendosi qeveria më 21 tetor, duke miratuar një qëndrim për “abstenim konstruktiv” nga financimi i blerjes së armëve të reja vdekjeprurëse, pa bllokuar vendimet përkatëse të Bashkimit Evropian.
Vendi ynë do të këmbëngulë që fondet e tij të përdoren me përparësi në rajonet e Ukrainës ku jeton pakica kombëtare bullgare.
“Si shtet i rajonit të Detit të Zi, Bullgaria ka interes strategjik për ndërprerjen e veprimeve ushtarake në afërsi të menjëhershme të kufijve të saj. Përqendrimi tërësisht te ndihma joushtarake dërgon një sinjal të qartë për komunitetin ndërkombëtar se Bullgaria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, por hedh poshtë logjikën e konfrontimit të pafund ushtarak dhe kërkon mënyra për hapjen e kanaleve diplomatike për negociata”, thuhet në një njoftim për shtyp të Këshillit të Ministrave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva