Lajm
Fotografi grek Stratos Kalafatis prezanton në Sofje projektin e tij Via Egnatia
Enjte 22 Tetor 2026 07:22
Enjte, 22 Tetor 2026, 07:22
Fotografi grek Stratos Kalafatis
FOTO: photosynthesis.bg
Madhësia e shkronjave
Fotografi grek Stratos Kalafatis do të prezantojë projektin e tij Via Egnatia me një ligjëratë më 22 tetor, në orën 18:00, në kinemanë "Odeon" në Sofje (bulevardi "Patriark Evtimij" 1). Hyrja është e lirë.
Projekti është krijuar pas shtatë vitesh udhëtimesh përgjatë rrugës së lashtë Via Egnatia, e gjatë 1500 kilometra, e cila dikur lidhte Perëndimin me Lindjen. Duke e përshkuar këtë rrugë, autori gjurmon se si trashëgimia e Perandorisë Romake, Bizantine dhe Osmane është e pranishme në Ballkanin e sotëm, duke e drejtuar vështrimin nga e tashmja dhe nga njerëzit që jetojnë e lëvizin përgjatë saj.
FOTO: photosynthesis.bg
I lindur në vitin 1966 në Kavallë, Kalafatis ka studiuar fotografi në Filadelfia dhe prej më shumë se 30 vitesh punon në projekte afatgjata. Ndër to është edhe studimi i tij pesëvjeçar mbi jetën murgërore në Malin Athos. Veprat e tij janë prezantuar në ekspozita dhe festivale ndërkombëtare të fotografisë.
Pas ligjëratës, në orën 20:00, autori do të nënshkruajë librat e tij në galerinë "Fotosintezis" (bulevardi "Vasill Levski" 57). Të dy aktivitetet janë me hyrje të lirë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva