Shteti po përgatitet për reforma të vështira për shkak të deficitit buxhetor

Enjte, 22 Tetor 2026, 09:38

Shteti po përgatitet për reforma të vështira për shkak të deficitit buxhetor

FOTO: Aflo Images

Madhësia e shkronjave

Deficiti buxhetor i Bullgarisë për vitin 2025 arriti në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose 0,5 pikë përqindjeje më shumë se sa parashikohej fillimisht. Këto të dhëna u publikuan zyrtarisht nga Eurostat, njofton Ministria e Financave e Bullgarisë. Sipas ministrisë, ky rezultat konfirmon se Agjencia e Infrastrukturës Rrugore ka pasur shpenzime që nuk janë pasqyruar në llogaritë zyrtare. Deficiti për vitin 2025 e kalon kufirin prej 3% të PBB-së, të përcaktuar nga Bashkimi Evropian. Kjo ngre pikëpyetje nëse parashikimet fillestare për buxhetin dhe rreziqet që lidhen me financat publike kanë qenë realiste, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Problemet financiare të krijuara gjatë vitit të kaluar do të ndikojnë edhe në buxhetet e viteve të ardhshme. Sipas Ministrisë së Financave, kjo situatë e vështirë kufizon mundësinë e shtetit për të përballuar shpenzime të papritura dhe e bën të domosdoshme marrjen e masave të njëpasnjëshme për uljen e deficitit.

Ministria thekson gjithashtu se për vitin 2026 deficiti është parashikuar në nivelin 5,7% të PBB-së.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova