Lajm
Ekonomia jonë pritet të përshpejtojë rritjen në 3,5% vitin e ardhshëm
Enjte 22 Tetor 2026 15:12
Enjte, 22 Tetor 2026, 15:12
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Ekonomia bullgare pritet të rritet me 2,9% këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm rritja të përshpejtohet në 3,5% dhe të mbetet në nivelin 3% në vitin 2028, sipas parashikimit të ekipit për analiza ekonomike të “EY” për muajin tetor, cituar nga BTA.
Rritja ekonomike e vendit në vitin 2027 do të mbetet pozitive në të gjithë skenarët e shqyrtuar: 3,5% në skenarin bazë, 2,9% në skenarin e pafavorshëm dhe 3,7% në skenarin optimist. Sipas të dhënave të publikuara, ajo pritet të jetë mbi mesataren e Bashkimit Evropian, por e shoqëruar nga inflacion më i lartë.
Parashikimi bazë e vendos rritjen e Bullgarisë mbi ritmet e pritshme të BE-së dhe të eurozonës gjatë gjithë periudhës 2026-2028. Për Bashkimin Evropian, “EY” parashikon rritje prej 1,4% këtë vit, 1,7% vitin e ardhshëm dhe 1,4% në vitin 2028, ndërsa për eurozonën përkatësisht 1%, 1,4% dhe 1,3%.
Inflacioni vjetor i regjistruar në shtator është 5,6%, ndërsa Bullgaria renditet ndër ekonomitë e Evropës Jugore me presion më të fortë të çmimeve dhe me ndikim më të madh të kostove më të larta të energjisë mbi shërbimet e lidhura me turizmin.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva