LAJME

Lajm

Valentin Savov kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Shoqatës Fiskale

Enjte, 22 Tetor 2026, 16:16

Valentin Savov

Valentin Savov

FOTO: IFA

Madhësia e shkronjave

Avokati bullgar dhe eksperti i së drejtës tatimore ndërkombëtare, Valentin Savov, është zgjedhur kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Shoqatës Ndërkombëtare Fiskale (International Fiscal Association - IFA), një organizatë globale që bashkon specialistët më të shquar në fushën e së drejtës tatimore ndërkombëtare dhe politikave tatimore, njoftuan nga shoqata. Vendimi u mor në Kongresin e 78-të Vjetor të organizatës në Melburn, me pjesëmarrjen e ekspertëve tatimorë, përfaqësuesve të biznesit, administratave shtetërore, qarqeve akademike dhe organizatave ndërkombëtare nga e gjithë bota. 

Për herë të parë që nga themelimi i organizatës në vitin 1938, një bullgar vendoset në krye të njërit prej organeve të saj më të larta drejtuese. Valentin Savov do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe këshillimin e Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare Fiskale, përfshirë çështjet që lidhen me menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të organizatës.

Valentin Savov është avokat me përvojë të gjerë ndërkombëtare, të fituar në Bullgari, Holandë dhe Japoni. Ai zotëron diplomë master në drejtësi nga Universiteti i Sofjes "Shën Klimenti i Ohrit" dhe master në të drejtën tatimore ndërkombëtare nga Universiteti i Leidenit në Holandë. Zgjedhja e tij në këtë post drejtues përbën një vlerësim të rëndësishëm jo vetëm për cilësitë e tij profesionale, por edhe për vendin që zë Bullgaria në komunitetin ndërkombëtar juridik dhe tatimor.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva