Lajm
"Nata Vjeshtore e Galerive" bashkon njerëzit në Varna përmes takimeve me artin
Premte 23 Tetor 2026 06:02
Premte, 23 Tetor 2026, 06:02
FOTO: museumnight.bg
Madhësia e shkronjave
Nisma "Nata Vjeshtore e Galerive" fton banorët e Varnës dhe vizitorët e qytetit të zbulojnë artin përmes takimeve me artistë, tureve në galeri dhe përvojave që kërkojnë pjesëmarrjen aktive të publikut. Të premten dhe të shtunën, vizitorët do të mund të ndjekin aktivitete deri në orët e vona të mbrëmjes, të cilat përfshijnë pikturë, praktika bashkëkohore vizuale, dizajn, zeje, projeksione, muzikë dhe panaire autoriale.
Hapja do të bëhet në Muzeun e Historisë së Re të Varnës, ku kryetarja e bashkisë, Janisllava Shopova, do të ndajë çmimet për fituesit e konkursit të eseve për nxënës me temën "Rajoni im Odesos". Aktivitetet realizohen në bashkëpunim me pikërisht këtë rajon dhe shoqatën "Taljana".
Një nga pikat më interesante të programit është paneli i përbashkët "Deti na lidh", i cili do të endet nga vetë publiku në galerinë "Krasiart" dhe më pas do t’i dhurohet rajonit Odesos. Ndërkaq, në hapësirën "Behemot", vepra interaktive "Zen" e Zdravko Minçevit dhe Cvetan Momçillovit do të ndërthurë tekstilin me muzikën, duke u dhënë vizitorëve mundësinë që, nëpërmjet prekjes, të bëhen bashkautorë të ambientit zanor.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva