"Mjara": Ilijana Jotova gëzon 43,4% miratim, ndërsa Andrej Gjurov 28,9%

Enjte, 22 Tetor 2026, 17:16

"Mjara": Ilijana Jotova gëzon 43,4% miratim, ndërsa Andrej Gjurov 28,9%

FOTO: myara.bg

Madhësia e shkronjave

Nëse zgjedhjet presidenciale do të zhvilloheshin në mesin e tetorit, për presidenten aktuale Ilijana Jotova dhe kandidatin për nënpresident Kirill Vëllçev do të votonin 43,4% e qytetarëve me të drejtë vote. Për ish-kryeministrin e përkohshëm Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev do të votonin 28,9%, ndërsa për liderin e partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, dhe Petër Vollgin 10,2%. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi kombëtar përfaqësues të agjencisë sociologjike “Mjara”, kryer për Radion Kombëtare Bullgare.

Pas tyre renditen drejtuesit e partive më të vogla: Ivelin Mihajllov dhe Julijana Mateeva me 3,1%, Radostin Vasilev dhe Krasimir Manov me 2,9%, si dhe Ivan Hristanov dhe Stojanka Çerkezova me 1,9%, ndërsa pjesa tjetër u takon kandidatëve të tjerë. Nga të anketuarit, 2,5% kanë deklaruar se në fletën e votimit do të zgjidhnin opsionin "Nuk mbështes askënd".

“Shifrat paraqesin një panoramë të çastit të qëndrimeve elektorale në mesin e muajit tetor. Qindra mijëra bullgarë në moshë madhore ende nuk e kanë marrë vendimin e tyre”, komentojnë sociologët.

Pjesëmarrja e pritshme në zgjedhje është 39,4%, pra pak më e lartë krahasuar me matjet e mëparshme.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva