Premte 23 Tetor 2026 05:05
Premte, 23 Tetor 2026, 05:05
FOTO: bgtourism.bg
Madhësia e shkronjave
Urban Wine Fest rikthehet sot në Plovdiv me dy ditë kushtuar verës bullgare, varieteteve vendase të rrushit, rajoneve të verës, ushqimit të mirë dhe muzikës. Festivali do të zhvillohet në prag të Ditës Ndërkombëtare të Mavrudit, në sheshin “Qendror” dhe në urën mbi rrugën “Gladston”.
Nën moton “Mesazh në një shishe”, edicioni i sivjetshëm e përqendron vëmendjen te historitë që fshihen pas verërave bullgare: vendi nga vijnë, varietetet e rrushit, njerëzit që i krijojnë dhe veçoritë e rajoneve të ndryshme të verës.
Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë mbi 40 verëra bullgare në barin e verës së Urban Wine Fest. Mjeshtrit vendas të kulinarisë, me ofertat e tyre të larmishme gastronomike, do ta shndërrojnë festivalin në një takim mes verës bullgare, ushqimit dhe kulturës urbane. Organizatorët kanë përgatitur gjithashtu një program të pasur muzikor.
Festivali organizohet me mbështetjen financiare të Komunës së Plovdivit dhe është pjesë e Kalendarit Kulturor të qytetit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva