LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2026

Kod i verdhë për reshje shiu në katër rajone të Bullgarisë Juglindore

Enjte, 22 Tetor 2026, 19:51

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2026

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Të premten, një front i ftohtë atmosferik do të kalojë mbi Bullgari. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 8 gradë. Gjatë ditës do të ketë reshje shiu në pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Në disa zona, reshjet do të jenë të dendura dhe do të shoqërohen me bubullima. Pas mesditës, shiu do të pushojë në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të Bullgarisë, moti do të jetë kryesisht i vranët, por që në orët e mëngjesit vranësirat do të fillojnë të shpërndahen nga perëndimi, duke i lënë vendin motit kryesisht me diell. Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa në zonat verilindore herë pas here do të jetë e fortë, nga veriperëndimi. Bashkë me të do të depërtojë ajër i ftohtë, duke sjellë ulje të temperaturave. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 20 gradë, ndërsa në kryeqytetin Sofje pritet të arrijnë rreth 15 gradë.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 18 deri në 23 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 17–18 gradë, ndërsa deti do të ketë dallgëzim prej 2 deri në 3 ballë.

Mbi zonat malore, moti do të jetë kryesisht i vranët. Do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi lartësinë 2000 metra reshjet do të jenë në formë dëbore. Pasditen, vranësirat do të shpërndahen dhe moti do të kthjellohet, duke u bërë kryesisht me diell. Era do të fryjë mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1 200 metra do të jetë rreth 12 gradë, ndërsa në 2 000 metra rreth 5 gradë.

Të shtunën, vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen në të gjithë vendin, më vonë në zonat verilindore, ku reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit. Në ultësira dhe në zonat e rrethuara nga male, paradite do të ketë mjegull. Era nga veriperëndimi do të dobësohet dhe do të ndryshojë drejtim, duke fryrë nga jugu dhe juglindja. Temperaturat gjatë ditës do të rriten lehtë, ndërsa ato të mëngjesit do të jenë më të ulëta, nga 1 deri në 6 gradë, kurse në Bullgarinë Lindore do të arrijnë 10–12 gradë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova