Lajm
Kufizohet qarkullimi i kamionëve në autostradën mes Sofjes dhe Botevgradit
Premte 23 Tetor 2026 09:59
Premte, 23 Tetor 2026, 09:59
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikën kufitare Lesovo me Turqinë është shumë i ngarkuar në dalje për automjetet e transportit të mallrave. Kalimi në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare të vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.
Në pikën kufitare Ruse-Giurgiu do të vendoset një organizim i përkohshëm i qarkullimit, njoftoi Policia Kufitare. Nga 26 deri më 29 tetor, gjatë ditës, kalimi mbi urë do të bëhet vetëm në një korsi për shkak të riparimit të sistemeve të kullimit të ujërave, ndërsa trafiku në të dy drejtimet do të lejohet çdo 20 minuta.
Qarkullimi i automjeteve të rënda mbi 12 tonë në tunelin “Topli Doll” në autostradën “Hemus” do të kufizohet të premten, të dielën dhe të hënën. Si rrugë alternative do të përdoren kalimi malor Petrohan dhe gryka e lumit Iskar.
Të premten, më 23 tetor, nga ora 15:00 deri në 21:00, kamionët nuk do të lejohen të lëvizin në drejtim të Botevgradit. Të dielën, më 25 tetor, kufizimi do të jetë në drejtim të Sofjes nga ora 14:00 deri në 21:00, ndërsa të hënën, më 26 tetor, automjetet e rënda do të presin nga ora 07:00 deri në 09:00 për të lehtësuar trafikun drejt kryeqytetit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva