SPORT

Lajm

“Levski” dhe CSKA arritën fitore dhe barazim në garat evropiane

Premte, 23 Tetor 2026, 10:44

“Levski” dhe CSKA arritën fitore dhe barazim në garat evropiane

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Skuadra e futbollit “Levski” shënoi fitoren e parë në fazën kryesore të Ligës së Evropës. Bullgarët fituan si mysafirë ndaj “Viktoria” Plzen me rezultatin 2:1 në ndeshjen e javës së tretë të turneut.

Pas një loje të barabartë në fillim të pjesës së dytë, Everton Bala kaloi “Levski”-n në epërsi me 1:0. Në minutën e 53-të vendasit kërkuan penallti për prekje të topit me dorë nga Marko Grujić. Pas rishikimit të situatës, arbitri kryesor Alejandro Hernández vendosi të mos akordojë goditje dënimi.

Presioni i skuadrës çeke dha rezultat në minutën e 62-të, kur Christophe Kabongo barazoi shifrat. Megjithatë, gëzimi i vendasve zgjati pak. Vetëm tre minuta më vonë, Reinaldo arriti rezultatin përfundimtar 2:1.

Pas tri javëve të para, skuadra bullgare ka grumbulluar katër pikë në fazën kryesore të Ligës së Evropës.

Përfaqësuesi tjetër bullgar në garat evropiane, CSKA, barazoi 2:2 ndaj “Nordsjælland” në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së Konferencës, njofton BTA.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva