Lajm
Jotova kërkon dorëheqjen e kreut të Shërbimit të Mbrojtjes
Premte 23 Tetor 2026 12:01
Premte, 23 Tetor 2026, 12:01
Presidentja Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shoh mangësi dhe pres dorëheqje. Kështu deklaroi para gazetarëve presidentja Ilijana Jotova, pasi në mbrëmjen e 22 tetorit gazetarja Sonja Kolltuklieva u rrëzua në tokë nga një oficer i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes (NSO).
Incidenti ndodhi para selisë së partisë në pushtet “Bullgaria Progresive”, ndërsa gazetarja këmbëngulte t’i bënte një pyetje kryetares së Kuvendit Popullor, Mihaella Docova.
“Do të kërkoj dorëheqjen e shefit të NSO-së, Emill Tonev”, tha presidentja.
Që të enjten, vetëm pak minuta pas incidentit, Jotova doli me një qëndrim zyrtar, duke theksuar se “dënon kategorikisht reagimin e papranueshëm dhe të tepruar të një punonjësi të NSO-së ndaj gazetares”.
“Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet me kryerjen e detyrave zyrtare. Gazetarët duhet të jenë në gjendje ta ushtrojnë profesionin e tyre lirisht dhe pa frikë”, theksoi kreu i shtetit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva