Lajm
Parashikimi i motit për fundjavën
Do të jetë me diell, temperaturat ditore do të rriten
Premte 23 Tetor 2026 19:30
Premte, 23 Tetor 2026, 19:30
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 10-13°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 3°C.
Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të larta të shpërndara. Para mesditës, në ultësira dhe në fushëgropa dukshmëria do të mbetet e kufizuar në disa zona. Era në pjesën më të madhe të vendit do të fryjë e dobët nga lindja dhe juglindja. Temperaturat ditore do të shënojnë një rritje të lehtë, me vlera maksimale ndërmjet 17 dhe 22°C. Në kryeqytet ato do të jenë rreth 17°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Gjatë ditës vranësirat do të shpërbëhen, mjegulla do të largohet dhe do të ketë intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi, e cila pasdite do të kthehet nga juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16 deri në 19°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë 16-18°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë deri në 2 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të larta të shpërndara. Para mesditës, në disa vende majat dhe kreshtat malore do të mbulohen nga retë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 12°C, ndërsa në 2000 metra rreth 7°C.
Të dielën moti do të jetë pothuajse i qetë ose me erë të dobët nga lindja. Para mesditës, në shumë zona të pjesës fushore të vendit do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa më vonë gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Shtime më të konsiderueshme të përkohshme të vranësirave do të ketë mbi Bullgarinë Jugperëndimore, por reshje të shkurtra do të ketë vetëm në disa vende të izoluara në zonat malore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 10°C, ndërsa maksimalet kryesisht nga 15 deri në 20°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva