Lajm
Dimitër Stojanov: Priten ndryshime ligjore për përdorimin e dronëve
Premte 23 Tetor 2026 15:39
Premte, 23 Tetor 2026, 15:39
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Do të bëhen ndryshime në kuadrin ligjor për përdorimin e dronëve, njoftoi ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov. Ai shtoi se teknologjitë e reja po zhvillohen me ritme shumë të shpejta dhe se, për të marrë vendime në kohën e duhur, nevojitet legjislacioni përkatës. “Zhvillimet që lidhen me përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot janë shumë të shpejta. Kjo kërkon marrjen e shpejtë të vendimeve dhe reagim në kohë. Për këtë arsye, do të jetë e nevojshme t’u delegohen kompetenca komandantëve të niveleve më të ulëta”, tha ministri. Ai kujtoi se autorizimin fillestar për të hapur zjarr e jep ministri i mbrojtjes. “Në një proces kaq të shpejtë, nëse presim që ministri i mbrojtjes të japë autorizimin për një mjet ajror pa pilot, pasi kërkesa të kalojë nëpër të gjithë zinxhirin e komandimit, thjesht do të jetë tepër vonë. Po përpiqemi të përditësojmë kuadrin tonë ligjor, në mënyrë që ai t’u përshtatet kushteve të sotme. Shpresoj të arrijmë ta bëjmë këtë në kohë”, tha Dimitër Stojanov.
Redakltoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova