Sofja mbledh drejtues të politikës dhe biznesit në një forum ekonomik

Hënë, 26 Tetor 2026, 04:06

Sofja mbledh drejtues të politikës dhe biznesit në një forum ekonomik

FOTO: sofia-forum.com

Madhësia e shkronjave

Forumi Ekonomik i Sofjes do të mbledhë drejtues të lartë politikë, diplomatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të biznesit në edicionin e tij të shtatë, më 26 tetor. Këtë e njoftuan organizatorët nga Forumi Ekonomik i Delfit.Këtë vit, vëmendja do të përqendrohet te ndryshimet gjeopolitike, uniteti evropian, konkurrueshmëria ekonomike dhe zhvillimi strategjik i Evropës Juglindore. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet vitit të parë të anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë, si dhe sigurisë energjetike, inteligjencës artificiale, transformimit teknologjik dhe mundësive për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Forumi do të hapet me fjalinë përshëndetëse të Simeon Comokos nga Forumi Ekonomik i Delfit. Më pas do të mbahet seanca hapëse, ku do të marrë pjesë kryeministri Rumen Radev.

 

Redakltoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova