Seksion
Diplomaci përmes muzikës
Filarmonitë e Sofjes dhe Beogradit japin koncerte në të dy kryeqytetet
Shtunë 24 Tetor 2026 08:15
Shtunë, 24 Tetor 2026, 08:15
FOTO: sofiaphilharmonic.com
Madhësia e shkronjave
Më 24 tetor, Orkestra Kombëtare Filarmonike e Bullgarisë do të jetë mysafire në sallën "Kolarac" (Kolarac Foundation Concert Hall) në Beograd, me një program që përfshin vepra të Veselin Stojanov, Felix Mendelssohn dhe Sergei Rachmaninoff. Solist do të jetë violinisti rus Sergej Krylov, ndërsa dirigjent – drejtori muzikor i Filarmonisë së Sofjes, Najden Todorov.
Disa ditë më vonë, më 28 tetor, Filarmonia e Beogradit do t'ia kthejë këtë gjest në sallën "Bullgaria" në Sofje, në kuadër të ciklit "Orkestrat Botërore". Një nga ansamblet më të rëndësishme të Ballkanit do të interpretojë në kryeqytetin bullgar nën drejtimin e Uroš Lajovic, ish-dirigjentit kryesor dhe sot dirigjentit të nderit të Filarmonisë së Beogradit.
Solist do të jetë pianisti çek Lukáš Vondráček, fitues i konkursit prestigjioz "Mbretëresha Elisabeth" në Bruksel në vitin 2016 dhe pianisti i parë çek që ka fituar çmimin e madh në historinë e këtij konkursi.
Filarmonia e Beogradit
FOTO: Facebook /Beogradska filharmonija
Programi ndërthur një koncert instrumental jashtëzakonisht të njohur me një vepër që rrallë mund të dëgjohet jashtë Serbisë: Koncertin nr. 1 për piano dhe orkestër të P. I. Çajkovskit dhe Simfoninë në do minor të Petar Konjoviçit, e konsideruar si simfonia e parë serbe.
Krijimtaria e tij ndërthur romantizmin e vonë me ndikime të modernizmit dhe të folklorit serb. E interpretuar nga Filarmonia e Beogradit në Sofje, simfonia e tij do të tingëllojë si një pjesë e gjallë e kujtesës muzikore të Ballkanit.
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello