Seksion
Sonja Jonçeva dhe Domingo Hindojan pushtojnë skena dhe teatro të reja në SHBA
Dielë 25 Tetor 2026 09:30
Dielë, 25 Tetor 2026, 09:30
FOTO: Facebook /SONYA YONCHEVA
Madhësia e shkronjave
Në kryeqytetin botëror të showbiz-it, Los Anxheles, ka nisur mandati i dirigjentit Domingo Hindojan (bashkëshorti i sopranos së njohur bullgare Sonja Jonçeva) si drejtor muzikor i teatrit të operës Los Angeles Opera. Më 17 tetor, në Qytetin e Engjëjve u zhvillua ceremonia e hapjes së sezonit të ri artistik, me shfaqjen e operës “Karmen” të Zhorzh Bizet-së, nën drejtimin e Hindojanit. Interpretimi i maestro-s së ri mori vlerësime të shumta nga kritika.
Domingo Hindojan
FOTO: Facebook /Domingo Hindoyan
Domingo Hindojan ka planifikuar të gjithë sezonin e ri të Operës së Los Anxhelosit, me shfaqje emocionuese operistike, koncerte, musical, si dhe nisma edukative dhe sociale. Ai është drejtori i tretë muzikor në historinë 40-vjeçare të këtij teatri prestigjioz amerikan dhe e merr këtë detyrë nga dirigjenti i shquar James Conlon. Bashkëshortja e tij, bullgarja Sonja Jonçeva, ishte e ftuar speciale në ceremoninë e hapjes së sezonit të ri në Los Anxheles, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura, mes tyre edhe JenniferLopez.
Sonja Jonçeva
FOTO: sonyayoncheva.com
Sonja Jonçeva ndodhet në SHBA për debutimin e saj, të shumëpritur nga publiku dhe kritika, në rolin e Medeas (Medea, Médée), ngaoperame të njëjtin emër të kompozitorit Luigi Cherubini, në skenën e Metropolitan Operanë Nju Jork. Shfaqja e parë do të zhvillohet më 30 tetor.
Medea është ndër rolet më të suksesshme të Jonçevës. Debutimi i saj në versionin origjinal frëngjisht të veprës, në tetor të vitit 2018, në Operën Shtetërore të Berlinit (Staatsoper Unter den Linden), shkaktoi një sensacion të vërtetë. Kritika e krahasoi atë me të madhën Maria Callas, për nga përmasat e interpretimit, ngrohtësia vokale dhe fuqia dramatike.Në Nju Jork, Jonçeva do ta interpretojë këtë rol në gjuhën italiane. Medea do të jetë roli i saj i 14-të kryesor në skenën e teatrit më prestigjioz të operës në SHBA — një rekord që deri më tani nuk është arritur nga asnjë artist bullgar.
Publiku bullgar do të ketë mundësinë ta shohë çiftin e artistëve me famë botërore drejtpërdrejt edhe në Sofje, pas dy muajsh, në koncertin madhështor gala të Krishtlindjeve, “Një dritë”.
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello