Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në Bullgari – 25 tetor 2026

Dielë, 25 Tetor 2026, 19:32

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në Bullgari – 25 tetor 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 19:00 është 21,2%, tregojnë të dhënat e agjencisë sociologjike "Mjara", të vëna në dispozicion të BNR-së.

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në Bullgari – 25 tetor 2026

FOTO: Agjencia sociologjike "Mjara"

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:00 është 20,8%, tregojnë të dhënat e agjencisë sociologjike „Alfa Research“, të vëna në dispozicion të BNR-së.

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në Bullgari – 25 tetor 2026

FOTO: “Alfa Research”

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 17:00 është 18,3%, tregojnë të dhënat e agjencisë sociologjike „Mjara“ (Mяра), të vëna në dispozicion të BNR-së.
Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në Bullgari – 25 tetor 2026

FOTO: Agjencia Sociologjike “Mjara”

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 16:00 është 18,5%, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike “Alfa Researç”, të vëna në dispozicion të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 16.00

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 16.00

FOTO: “Alfa Research”

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 15:00 është 15,1%, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike “Mjara”, të vëna në dispozicion të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 15.00

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 15.00

FOTO: Agjencia Sociologjike “Mjara”

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 14:00 është 13,6%, sipas të dhënave të agjencisë sociologjike “Alfa Researç”, të vëna në dispozicion të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).

 

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 14.00

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 14.00

FOTO: “Alfa Researç”


Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 13:00 është 11,3%, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike “Mjara”, të vëna në dispozicion të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 13.00

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 13.00

FOTO: Agjencia Sociologjike "Mjara"


Deri në orën 11:30, pjesëmarrja në zgjedhje në vend është 11,3% – 3,7 pikë përqindjeje më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme presidenciale, pesë vjet më parë, njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) Borjana Dimitrova nga “Alfa Researç”.

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 12.00

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 12.00

FOTO: “Alfa Researç”

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale u rrit në 6,6% deri në orën 11:00, sipas të dhënave të exit poll-it të Agjencisë Sociologjike “Mjara”. 

“Pjesëmarrja në zgjedhje është pak më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të vitit 2021, por ende është herët për të nxjerrë përfundime”, komentoi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) drejtori i agjencisë, Përvan Simeonov.

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 11.00

Pjesëmarrja zgjedhore te ora 11.00

FOTO: Agjencia Sociologjike "Mjara"

Deri në orën 9:00, pjesëmarrja në zgjedhje në Bullgari është 2,4%, tregojnë të dhënat e Agjencisë Sociologjike “Mjara”.

Pjesëmarrja zgjedhore deri në orën 09.00

Pjesëmarrja zgjedhore deri në orën 09.00

FOTO: Agjencia Sociologjike "Mjara"

Në të njëjtën orë, edhe “Alfa Researç” regjistron një pjesëmarrje pak mbi 2%, tha për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) Genoveva Petrova nga agjencia sociologjike.

“Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, kjo nënkupton një pjesëmarrje ndjeshëm më të ulët, veçanërisht në krahasim me zgjedhjet që patëm në prill, por edhe në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale, në vitin 2021, interesi është më i ulët”, komentoi ajo.

Sipas saj, Sofja është një nga vendet ku pjesëmarrja deri më tani është pak më e lartë. “Në rajonet ku në zgjedhjet e mëparshme jemi mësuar të konstatojmë interes më të lartë, pjesëmarrja deri më tani është madje edhe më e ulët se mesatarja”, shtoi sociologia.

Që presidenti dhe nënpresidenti të zgjidhen që në raundin e parë, duhet të plotësohen njëkohësisht dy kushte të përcaktuara në Kushtetutë: çifti i kandidatëve për president dhe nënpresident duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme, si dhe në votim duhet të kenë marrë pjesë më shumë se gjysma e zgjedhësve.


Redaktoi: Diana Cankova, Ivo Ivanov, Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva