Lajm
Trafik jashtëzakonisht i rënduar në pikën kufitare “Lesovo”
Dielë 25 Tetor 2026 10:39
Dielë, 25 Tetor 2026, 10:39
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Trafiku është shumë i rënduar në pikën e kalimit kufitar me Turqinë “Lesovo”, në dalje, për automjetet e transportit të mallrave, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në kufijtë me Rumaninë, Greqinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbinë, trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Një person humbi jetën dhe 19 u plagosën në 22 aksidente rrugore në vend gjatë 24 orëve të fundit, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje u regjistruan katër aksidente të rënda dhe 16 aksidente të lehta rrugore, ku u plagosën tre persona. Që nga fillimi i muajit, janë regjistruar 510 aksidente, me 40 viktima dhe 623 të plagosur.
Gjatë 24 orëve të fundit u shuan 69 zjarre dhe një person pësoir lëndime, njofton Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Njëmbëdhjetë zjarre shkaktuan dëme të drejtpërdrejta materiale, nga të cilat pesë në ndërtesa banimi dhe katër në mjete transporti. Njësitë zjarrfikëse reaguan ndaj 101 sinjalizimeve për incidente. U kryen 25 veprime shpëtimi dhe operacione ndihmëse.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova