Lajm
Deri tani nuk ka sinjalizime për shkelje të procesit zgjedhor
Dielë 25 Tetor 2026 10:52
Dielë, 25 Tetor 2026, 10:52
Stojanka Ballova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Deri më tani nuk ka sinjalizime për shkelje të procesit zgjedhor, as në vend dhe as jashtë tij, raportoi gazetarja e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Elena Bejkova.
Në 613 qendrat e votimit jashtë vendit, në 60 shtete, të cilat tashmë kanë nisur punën, votimi po zhvillohet i qetë. Në listat zgjedhore jashtë vendit janë përfshirë 38 227 shtetas bullgarë, ndërsa bullgarët që nuk kanë paraqitur paraprakisht kërkesë do të mund të marrin pjesë në votim në një qendër votimi të zgjedhur prej tyre, duke plotësuar një deklaratë se nuk kanë votuar dhe nuk do të votojnë në një vend tjetër.
Të gjitha rreth 12 mijë qendrat e votimit në vend e kanë nisur punën në fillim të ditës së zgjedhjeve, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Stojanka Ballova. Në tri prej tyre, të ndodhura në rajonet e Jambollit, Haskovos dhe Ruses, është kaluar në votimin me fletëvotime prej letre për shkak të problemeve me makineritë.
Rezultatet zyrtare dhe emrat e çiftit të ri presidencial ose të pjesëmarrësve në raundin e dytë do të shpallen nga KQZ-ja brenda 48 orëve pas ditës së zgjedhjeve.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova