Lajm
168 sinjalizime për shkelje gjatë fushatës parazgjedhore
Dielë 25 Tetor 2026 11:18
Dielë, 25 Tetor 2026, 11:18
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë marrë 168 sinjalizime për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të të drejtave politike të qytetarëve që nga fillimi i fushatës parazgjedhore për president dhe nënpresident, njoftuan nga institucioni. Nga këto, 143 kanë të bëjnë me blerjen e votave, gjashtë me agjitacion të paligjshëm, një me votim korporativ dhe 18 me shkelje të tjera që lidhen me procesin zgjedhor. Janë nisur gjashtë procedime penale dhe janë hartuar 1226 procesverbale paralajmëruese.
Në vend janë zhvilluar 180 operacione të specializuara policore për parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër të drejtave politike të qytetarëve. Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme po monitorojnë sigurinë në qendrat e votimit në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme të zgjedhjeve.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova