Dielë 25 Tetor 2026 18:22
Dielë, 25 Tetor 2026, 18:22
Stojanka Ballova
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Deri në orën 16:00, pjesëmarrja në votime në shkallë vendi ka arritur në 16,04%, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Stojanka Ballova.
Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, të mbajtura në vitin 2021, pjesëmarrja në këtë orë kishte qenë 24,12%.
Pjesëmarrja në zgjedhje në vend deri në orën 12:00 është 5,8%, me gjithsej 385 092 votues, njoftoi në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Stojanka BalВova. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në rajonin e Vidinit, me 8,12%, ndërsa më e ulëta në rajonin e Kërxhalit, me 2,56%.
Deri më tani, KQZ-ja ka marrë 13 sinjalizime për shkelje, katër prej të cilave lidhen me procesin e votimit. Shtatë persona kanë refuzuar të votojnë me makinë dhe kanë kërkuar të votojnë me fletëvotim prej letre, ndonëse kjo nuk lejohet në qendrat e votimit me mbi 300 zgjedhës. Tri sinjalizime të tjera lidhen me agjitacionin parazgjedhor dhe sondazhet sociologjike.
Deri në orën 12:00, gjithsej 20 makina votimi në të gjithë vendin kanë shfaqur probleme të ndryshme dhe janë nxjerrë jashtë funksionit, ndaj në vend të tyre po përdoren fletëvotimet prej letre. Numri më i madh i makinave me probleme, pesë të tilla, është regjistruar në zonën e 23-të zgjedhore në Sofje.
Redaktoi: Diana Cankova, Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva