Lajm
Nuk ka sinjalizime për probleme në zgjedhjet jashtë vendit
Votimi po zhvillohet normalisht
Dielë 25 Tetor 2026 15:14
Dielë, 25 Tetor 2026, 15:14
Borjana Stojnova, Radi Najdenov, Georgi Georgiev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Zgjedhjet për president dhe nënpresident të Bullgarisë jashtë vendit po zhvillohen normalisht dhe deri më tani nuk ka sinjalizime për probleme në komisionet zgjedhore të qendrave të votimit. Këtë e deklaroi kryetari i grupit të punës “Zgjedhjet” në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Radi Najdenov. Sipas tij, në Zelandën e Re kanë votuar pak më pak se 100 persona dhe procesi zgjedhor atje ka kaluar pa vështirësi. I pyetur për organizimin e votimit në Britaninë e Madhe dhe Turqi, ku numri i qendrave të votimit është më i madh krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, Najdenov siguroi se deri më tani nuk ka të dhëna për shkelje dhe u bëri thirrje bullgarëve jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Zëvendëskryetarja e grupit të punës “Zgjedhjet”, Borjana Stojnova, vuri në dukje se bullgarët duhet t’i kontrollojnë me kujdes adresat e qendrave të votimit përpara se të nisen për të votuar. “Ndryshe nga Bullgaria, ku adresat e qendrave të votimit zakonisht mbeten të pandryshuara, jashtë vendit ato shpesh ndryshojnë nga një palë zgjedhje në tjetrën. Kjo vlen veçanërisht për qendrat e votimit jashtë përfaqësive diplomatike”, shpjegoi Stojnova.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova