Lajm
Për të mos u sulmuar nga dronët, anijet i fikin transponderët
Dielë 25 Tetor 2026 16:06
Dielë, 25 Tetor 2026, 16:06
FOTO: .maritime.bg
Madhësia e shkronjave
Anija me flamur të Sierra Leones, që transportonte drithëra nga porti ukrainas i Renit drejt Egjiptit, lundroi më 24 tetor pranë bregdetit bullgar me transponderin e gjurmimit të fikur. Për arsye sigurie, emri i anijes nuk bëhet i ditur, njofton Maritime.bg. Gjatë komunikimit me radio, Qendra Bullgare e Menaxhimit të Trafikut Detar (VTS) i rekomandoi oficerit të shërbimit në bord të aktivizonte Sistemin Automatik të Identifikimit (AIS), për arsye të sigurisë së lundrimit në ujërat territoriale. Përgjigjja nga anija ishte se sistemi ishte fikur me kërkesë të shprehur të kompanisë së sigurimit, për të ulur rrezikun gjatë lundrimit drejt Bosforit. Anijet tregtare në pjesën perëndimore të Detit të Zi po i drejtohen gjithnjë e më shpesh fikjes së AIS-it, me kërkesë të kompanive të sigurimit. Të tjera përdorin edhe pajisje për bllokimin e sinjalit GPS, thekson media, duke vënë në dukje se kjo krijon rrezik për sigurinë e anijeve dhe të ekuipazheve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova