Patriku Daniill shprehu ngushëllime për sulmin në një kishë në Jordani

Dielë, 25 Tetor 2026, 17:31

Patriku Daniill

Patriku Daniill

FOTO: Patrikana Bullgare

Madhësia e shkronjave

Në një letër ngushëllimi drejtuar Patrikut të Jerusalemit, Teofilit III, patriku bullgar Daniill dënon sulmin ndaj kishës ortodokse “Shën Gjergji” në Hamud, në rajonin e Karakut, në Jordani, ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë. Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare shpreh solidaritetin e tij me të plagosurit dhe familjet e tyre, njofton Kisha Ortodokse Bullgare (KOB), raporton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Sulmi u krye gjatë një ceremonie mortore, ku ishin mbledhur të afërmit e një personi të ndjerë nga pakica e krishterë. “Veçanërisht e dhimbshme në këtë rast është rrethana që njerëzit, të cilët kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën një të afërmi me lutje dhe shpresën e ringjalljes, u bënë vetë viktima të dhunës brutale”, thekson patriku Daniill.

Patriku Daniill thekson gjithashtu se mbështet përpjekjet e Patrikanës së Jerusalemit për të ruajtur praninë e krishterë në Tokën e Shenjtë dhe lutet për paqe në Jordani dhe në Lindjen e Mesme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova