LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 26 tetorin 2026

Në fillim të javës pritet ftohje e motit

Hënë, 26 Tetor 2026, 02:23

Parashikimi i motit për 26 tetorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Rreth mesnatës dhe pas saj, në shumë zona të fushave dhe ultësirave do të krijohet mjegull. Të hënën  para mesditës, në shumë zona të pjesës fushore të vendit do të vazhdojë të ketë mjegull. Moti do të jetë pothuajse pa erë. Rreth mesditës, era do të ndryshojë drejtim, duke fryrë nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa pasdite do të jetë mesatare në Fushën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Vranësirat mbi gjysmën perëndimore të vendit do të shtohen dhe në disa zona do të ketë reshje shiu. Në mbrëmje, nga veriperëndimi do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë. Temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 8°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 5°. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°, ndërsa në gjysmën lindore të vendit dhe në zonat më jugore do të arrijnë deri në 21°. Në Sofje, temperatura maksimale do të jetë rreth 14°.

Në zonat malore, vranësirat do të jenë të dendura. Pasdite, në masivet malore të Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat mbi 2400 metra lartësi mbidetare do të ketë edhe reshje bore. Era do të fryjë mesatare, herë pas here e fortë, nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 16°, ndërsa në 2000 metra, rreth 8°.

Në bregdetin e Detit të Zi, në disa zona para mesditës do të ketë dukshmëri të kufizuar, ndërsa reshje të lehta shiu do të ketë në vende të veçanta përgjatë bregdetit verior. Rreth mesditës, vranësirat do të shpërbëhen dhe do të pakësohen përkohësisht. Në mëngjes do të jetë pothuajse pa erë, ndërsa pasdite do të fryjë erë e lehtë nga lindja, e cila në fund të ditës do të ndryshojë drejtim nga veriperëndimi dhe do të forcohet. Temperaturat maksimale do të jenë 17°–19°, të përafërta me temperaturën e ujit të detit. Deti do të ketë dallgëzim rreth 2 ballë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova