Lajm
Ekzit poll: Ilijana Jotova dhe Andrej Gjurov vazhdojnë garën për president
Dielë 25 Tetor 2026 20:05
Dielë, 25 Tetor 2026, 20:05
FOTO: БТА
Madhësia e shkronjave
Sipas rezultateve të ekzit poll-it të agjencisë
sociologjike "Mjara", partnere mediatike e BNR-së, deri në orën 20:00
të datës 25 tetor 2026, votuesit kanë renditur kandidatët për president dhe
nënpresident si më poshtë:
Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev – 35,2% të votave;
Andrej Gjurov - Georgi Kandev – 32,2%;
Kostadin Kostadinov - Petër Vollgin – 13,4%;
Radostin Vasilev - Krasimir Manov – 3,9%;
Ivelin Mihajllov - Juliana Mateeva – 3,3%;
Ivan Hristanov - Stojanka Çerkezova – 1,6%.
Kandidatët e tjerë kanë marrë më pak se 1% të
votave.
Me opsionin "Nuk mbështes askënd"
kanë votuar 4,8% e zgjedhësve. Pjesëmarrja në votime ka qenë 21,2%.
Sipas rezultateve të ekzit poll-it të
agjencisë tjetër sociologjike, partnere mediatike e BNR-së, "Alfa
Research", deri në orën 19:00 çiftet kandidate për president dhe
nënpresident renditen si vijon:
Ilijana Jotova - Kirill Vëlçev – 35,3% të votave;
Andrej Gjurov - Georgi Kandev – 32,4%;
Kostadin Kostadinov - Petër Vollgin – 12,6%;
Radostin Vasilev - Krasimir Manov – 4,1%;
Ivelin Mihajllov - Juliana Mateeva – 3,5%;
Ivan Hristanov - Stojanka Çerkezova – 2,2%.
Kandidatët e tjerë kanë marrë më pak se 1% të
votave.
Me opsionin "Nuk mbështes askënd"
kanë votuar 4,9% e zgjedhësve. Pjesëmarrja në votime ka qenë 22,3%.
Rezultatet me të cilat disponojmë deri tani
tregojnë se më 1 nëntor 2026 do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve
presidenciale.
Që zgjedhja e kreut të shtetit të
konsiderohet e vlefshme që në raundin e parë, kandidati fitues duhet të marrë
më shumë se gjysmën e votave të vlefshme dhe në zgjedhje duhet të kenë marrë
pjesë mbi 50% e qytetarëve me të drejtë vote. Në të kundërt, brenda 7 ditësh
zhvillohet balotazh, ku fitues shpallet kandidati që merr numrin më të madh të
votave. Presidenti zgjidhet për një mandat pesëvjeçar.
Në garë morën pjesë gjithsej 27 çifte kandidate për president dhe nënpresident. Prej tyre, 7 u propozuan nga parti dhe koalicione, ndërsa 20 nga komitete nismëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva