Rezultatet e ekzit poll-eve të Market LINKS dhe Gallup

Dielë, 25 Tetor 2026, 20:31

Rezultatet e ekzit poll-eve të Market LINKS dhe Gallup

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sociologët e "Market LINKS" vënë në dukje pjesëmarrjen rekord të ulët në zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot.

Sipas ekzit poll-it të "Market LINKS", çifti Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev renditet i pari në votimin presidencial me 32,2% të votave.

Për Andrej Gjurov - Georgi Kandev kanë votuar 31,6% e zgjedhësve, ndërsa për Kostadin Kostadinov - Petër Vollgin 14,5%.

Rezultatet e ekzit poll-eve të Market LINKS dhe Gallup

FOTO: BTA

Sipas ekzit poll-it të agjencisë sociologjike "Gallup", për çiftin Ilijana Jotova - Kirill Vëlçev kanë votuar 36,6% e zgjedhësve, ndërsa për çiftin Andrej Gjurov - Georgi Kandev 31,8%.

Të tretët renditen Kostadin Kostadinov - Petër Vollgin me 15,7% mbështetje.


Pas tyre vijnë:

Radostin Vasilev - Krasimir Manov – 3,1%;

Ivelin Mihajllov - Juliana Mateeva – 2,7%;

Ivan Hristanov - Stojanka Çerkezova – 2,6%;

Ivajllo Simeonov - Kosjo Stojçev – 2,5%.


Opsionin "Nuk mbështes askënd" e kanë zgjedhur 1,6% e votuesve në zgjedhjet presidenciale.

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve ka qenë 24,4%.

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva