LAJME

Lajm

Andrej Gjurov: E ftoj zonjën Jotova në një debat të hapur

Dielë, 25 Tetor 2026, 22:41

Andrej Gjurov: E ftoj zonjën Jotova në një debat të hapur

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

"Nuk është koha për vetëkënaqësi. Javën e ardhshme Bullgaria do të duhet të zgjedhë sërish. Unë besoj se Bullgarisë i duhet një president aktiv, i cili mund t'i shpjegojë vendimet dhe që i bashkon qytetarët bullgarë, e jo t'i përçajë ata". Këtë e deklaroi kandidati për president Andrej Gjurov para gazetarëve në shtabin zgjedhor, njofton BGNES.

Sipas tij, besimi që ka marrë sot çifti Gjurov-Kandev i obligon ata të vazhdojnë "betejën për një drejtim të ri të Bullgarisë".

"Ftoj zonjën Jotova në një debat të hapur, të ndershëm dhe të qytetëruar mbi mënyrën se si do t'i përdorim kompetencat tona dhe si do të veprojmë kur Bullgaria të përballet me zgjedhje të vështira", deklaroi Andrej Gjurov.

Ai theksoi se çifti nuk do të kërkojë mbështetje nga selitë partiake, por vetëm nga qytetarët.

Ja se çfarë komentoi për BNT-në Aleksandrina Pendaçanska, bashkëkryetare e komitetit nismëtar që kandidoi çiftin Andrej Gjurov - Georgi Kandev, pas rezultateve të para të votimit:

"Mendoj se rezultati flet vetë. Në fillim të fushatës, diferenca midis Ilijana Jotovës dhe Andrej Gjurovit ishte më shumë se 20%. Sot flasim për 3-4%. Andrej Gjurov nuk e ka arritur ende potencialin e tij maksimal. Besoj se gjatë javës së ardhshme mbështetja për të do të zgjerohet... Mendoj se duhet të kërkohet mbështetja e të gjithë njerëzve që jetojnë në Bullgari, të cilët nuk duan që Bullgaria të qeveriset nga fantazmat e së kaluarës, nga fantazmat e komunizmit".


 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva